Ndërtuesi britanik që fitoi 105 milionë paund në lotari, i është rikthyer punës. 42 vjecari modest Steve Thomson është fotografuar duke ngritur kuti e duke ngarë të njëjtin kamion të vjetër.
Vetë Steve tha se është zotuar t`i përfundojë porositë deri për Krishtlindje dhe kërkon të sigurohet që kjo të ndodhë vërtet. “ Partneri im e di mirë se po të ketë nevojë për mua, do të më ketë gjithmonë në krah”, është shprehur ai, ndërsa duket se po përgatitet ti dhurojë mikut të vet të mirë plot 4 milionë paundë. Fqinjët e 42 vjecarit dhe bashkëshortes së tij sllovake, Lenka, thonë se çifti do të ndajë një pjesë të parave me të tjerët. Sa për fëmijët e Thomsonit, njeri prej tyre kërkoi direkt një makinë Tesla, por Steve ia bëri të qartë se nësë do dicka, atëherë duhet ta fitojë.