U strehuan në Kosovë për shkak të tërmetit, Haradinaj jep lajmin për 780 banorët e Shqipërisë

SHTEPITE-E-SHEMBURA-TERMETI-3-675x450-600x360.jpeg

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka njoftuar se do të kthehen 780 shqiptarë të cilat u vendosën në Kosovë për shkak të tërmetit që goditi vendin.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha në një lidhje direkte me “ABC e mëngjesit” raporton se kthimi i qytetarëve po bëhet në mënyrë vullnetare.

Tashmë çdo mjet është vënë në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të kthehen në mënyrë vullnetare, ka njoftuar Haradinaj.

Së bashku më qytetarët që do të rikthehen do të niset edhe një tjetër sasi ndihmash për familjet e prekura nga tërmeti.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303