fbpx

Kryeministri izraelit publikon videon e Ramës, ja ç’i thotë

benyamin.jpg

Ekipi teknik izraelit prej disa ditësh vijon të punojë intensivisht në terren për të bërë të mundur vlerësimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

Ato ndodhen në terren së bashku me inxhinierët shqiptarë dhe po japin udhëzimet e duhura për nisjen e procesit të meremetimit në shumë prej apartamenteve, ku struktura bazë nuk është prekur. Ditën e djeshme Kryeministri Edi Rama ishte në Durrës së bashku me inxhinierët, në një prej pallateve, ku dëmet janë plotësisht të rikuperueshme dhe ku skuadra izraelite është prezente me teknologjinë më të përparuar për raste të tilla.

“Nga Durrësi, jemi këtu me djemtë tuaj fantastikë, ato po bëjnë një punë të shkëlqyer, duke ndihmuar. Përshëndetje. ” dëgjohet të thotë Rama me anë të një videoje drejtuar Netanyahu.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka shprehur solidaritet me popullin shqiptar që në momentet e para pas rënies së tërmetit të 26 nëntorit, ka shpërndarë në rrjetin social “Twitter” videon e sotme të kryeministrit Edi Rama me grupin e ekspertëve izraelitë, të cilët po inspektojnë banesat e prekura nga tërmeti në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.

“Faleminderit kryeministri i Shqipërisë, miku im Edi Rama, për fjalët e ngrohta. Izraeli qëndron pranë Shqipërisë në këtë orë të vështirë”, shkruan kryeministri i Izraelit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303