Romantikët e shekullit/ Gjetën ‘dashurinë e jetës’, çifti martohet në moshën 100 vjeçare

john-phyllis-cook-05-jef-190828_hpEmbed_4x3_992.jpg

Një histori dashurie mjaft e veçantë  dhe romantike ka frymëzuar shumë të rinj në Ohio. John Newlyweds dhe Cook Phyllis janë përkatësisht 100 dhe 103 dhe kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Ata u takuan ndërsa jetonin në një azil në Kingston dhe vendosën të martoheshin. Por ky nuk ishte një vendim i menjëhershëm i tyre. John dhe Phyllis ishin në lidhje prej një viti.

“Nuk ishte e planifikuar”, u shpreh 100 vjeçari për CNN. Ndërsa Phyllis u shpreh se ata u dashuruan me njëri tjetrin.

E di që ju mendoni se kjo mund të jetë paksa e largët për dikë në moshën tonë, por ne u dashuruam me njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Të dy janë martuar nga dy herë më parë dhe ndihen me fat që gjetën dashurinë për herën e tretë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303