Letra/ Jep dorëheqjen kreu i AKEP

ilir-zela-1024x576.jpg

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.

Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303