U nda nga jeta pak muaj më parë, bashkëshorti i “Salome” i dedikon asaj fjalët më prekëse

MzUyNjEyOGExNjIzMDE5NzUwOWNjOGQ3NTEyYTk.thumb_-600x450.jpg

Aktorja e famshme Edith Gonzales ose e njohur ndryshe si “Salome” u nda nga jeta në qershor të këtij viti pas një lufte të gjatë me kancerin. Një ditë më maprë, ajo do të festonte 55-vjetorin e lindjes dhe bashkëshorti i saj, Lorenzo i ka dedikuar disa fjalë prekëse në këtë ditë.

 “Jetë e bukur! Sot po ndaj me emocion të madh një video private nga udhëtimi me dashurinë time Edith në Myanmar, me një frazë që është një dëshmi dhe një udhëzim i jetës: Për ata që largohen, ndalet koha, por jo për ata që i kujtojnë. Faleminderit për kaq shumë lumturi në jetën tonë! Gëzuar ditëlindjen”

shkruan ai.

Kujtojmë se përveç bashkëshortit, ‘Salome’ la pas edhe vajzën 15-vjeçare, Constanza.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303