Në Janar mbahet konferenca e donatorëve për të prekurit nga tërmeti

termeti-ilir-lala-1280x853-600x360.jpg

Kryeministri Rama ka falenderuar Presidenten e Komisionit Evropian (KE) Von der Leyen për mbajtjen e premtimit të dhënë disa ditë më parë mbi mbajtjen e një konference donatorësh për të prekurit nga tërmei në Shqipëri.

Përmes një statusi në rrjetin social, Rama shkruan se dje është marrë vendimi që konferenca e donatorëve të mbahet në fund të muajit janar në Tiranë.

“Është një lajm i shumëdëshiruar marrja mbrëmë e vendimit të Këshillit Europian për mbajtjen e Konferencës së Donatorëve në Tiranë, në fund të muajit Janar, me qëllim mbështetjen e Programit të Rindërtimit nga të gjitha shtetet anëtare të BE 😊🙏

Mbajtja e premtimit që mora nga shumë prej liderëve europianë për këtë konferencë të domosdoshme, më mbush me energji e me optimizëm për suksesin e përpjekjes që të dalim të gjithë më të fortë nga kjo tragjedi, duke nisur nga motrat e vëllezërit tanë fatkeq, të cilët duhet t’i rikthejmë në shtëpi më të mira se ato që humbën, si edhe nga fëmijët e tyre, të cilëve do t’u bëjmë shkolla më të mira nga ato që kishin”-shkruan Rama./Express

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303