fbpx

Pellegrino vendos fatet e Maradonës

maradona-1.jpg

Ashtu siç pritej, Diego Armando Maradona do të udhëheq Gimnasia de la Plata.

Pavarësisht ndryshimit të presidentit, me Gabriel Pellegrino që mori 60% të votave nga anëtarët e bordit. Maradona është konfirmuar si trajner. Vendimi është pritur mirë edhe nga legjenda e Napolit.

“Unë do të doja të falënderoja anëtarët e klubit që treguan besimin e tyre ndaj meje duke mbështetur Pellegrino, dhe jam i sigurt që së bashku mund ta çojmë ekipin përpara”, tha Maradona për gazetën “El Dia”.

Menjëherë pas këtij lajmi, Maradona dhe Pellegrino do të kërkojnë të nënshkruajnë me katër futbollistë të rinj për të forcuar skuadrën e Gimnasia me synimin e vetëm, shmangien e rënies nga kategoria.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303