E trishtë! Ndërron jetë babai i aktorit të njohur

P-07-17137216639751c998fd72c99.jpg

Një lajm i trishtë është mësuar sot nga bota e showbizit. Rocky Johnson, babai i yllit të Hollivudit, Dwayne Johnson, ose siç njihet ndryshe ‘The Rock’,  Rock’, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Në një deklaratë, duke njoftuar vdekjen e tij, World Erestling Entertainment (WWE) shkruan se shpreh ngushëllimet më të thella për familjen, miqtë dhe fansat e Johnson.

Rocky, i cili njihej si ‘Soul Man’, u bë kampioni i parë i ekipeve afrikano-amerikane të ’WWW’ në vitin 1983, një titull që ai fitoi me partnerin e tij Tony Atlas.

Pasi doli në pension në 1991, djali i tij Dwayne vazhdoi pasionin e tij të mundjes ku mori pseudonimin e tij ‘The Rock’-përpara se të bëhej aktor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303