fbpx

Videoja e kryebashkiakut duke konsumuar kokainë, reagon PD

Selia-e-PD-768x433.jpg

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqet  kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla duke konsumuar kokainë .

Teksa kërkon shkarkimin e Allës, PD shprehet se kjo është strategjia e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas saj, bashkëqeverisë me persona të inkriminuar.

Po ashtu, PD thotë se rasti i Allës provon degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge.

Në reagim thuhet se personat e inkriminuar mund të largohen nga qeveria dhe administrata vetëm më rrëzimin e Ramës.

Deklarata e PD 

Kandidimi në 30 Qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Video shokuese e kryebashkiakut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë, është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. Ai ka jo vetëm përgjegjësinë politike për përzgjedhjen e këtyre individëve, por edhe përgjegjësinë ligjore për shkarkimin e menjëherëshëm nga detyra të Lefter Allës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. Përdorimi i kokainës në ambiente publike nga Edi Rama i Bulqizës provon, për fat të keq,  degradimin e Partisë Socialiste nga një parti politike në një bandë trafikantësh dhe përdoruesish droge. Është kjo arsyeja pse të rinjtë e mirëshkolluar dhe shqiptarët e ndershëm kanë humbur besimin dhe kërkojnë të largohen nga Shqipëria. Ndarja e politikës nga krimi është emergjencë kombëtare! Largimi i trafikantëve dhe përdoruesve të drogës nga politika është hapi kyç për t’i hapur rrugë një qeverisje normale në Shqipëri dhe për të kthyer besimin tek të rinjtë se meritokracia dhe jo lidhja me krimin janë mundësia për të bërë karrierë. Kjo ndodh vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeverisjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetjen e krimit

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303