17.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Tirana fiton në sekondë të fundit, Bylisi proteston i gjithi te Jorgji

Tirana ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Bylisit në një çmenduri të madhe.

Tre pikët e radhës janë marrë në sekondat e fundit të takimit pasi Ngo arriti të dërgonte topin në rrjetë në shansin e fundit për bardheblutë.

I gjithë Bylisi ka protestuar te Jorgji për një faull në atë rast, por nuk ishte ky mendimi i kryesorit.

Gjithashtu kontestime ka pasur edhe në rastin e golit të parë të Kale, atje ku u pretendua një prekje e topit me dorë.

Në pjesën e dytë ishte Bylisi që e rriti shumë nivelin e lojës, aqsa arriti të barazonte shifrat në 1-1 pas penalltisë së ekzekutuar nga Isli Hidi, që nuk festoi.

Mëllugja do të ndëshkohej drejtë me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 72, duke u dëshpëruar pas këtij vendimi.

Ndërkohë tifozët e shumtë të pranishëm në “Selman Stërmasi” kanë festuar ecurinë fantastike të skuadrës me Egbon në krye.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat