fbpx

Video teksa ‘thithte kokainë”/ Ja sa burg rrezikon Kryebashkiaku i Ramës

Lefter-Alla.jpg

SPAK nisi hetimet ndaj Kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla për të cilin pretendohet se ka konsumuar kokainë në ambiente publike.

Hetimi është nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se nëse gjendet fajtor, Alla mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burg.

Mësohet se SPAK do të hetojë se ku e ka gjetur Alla kokainën, si edhe do të merren në pyetje pronarët e lokalit dhe personat që gjendeshin aty në ato momente. SPAK do të pyesë gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e afërt që dyshohet se mund të kenë dijeni se Alla përdorte lëndë narkotike.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303