fbpx

Policia në aksion, arreston 4 persona, nxjerr njoftimin urgjent: Ju mpin trurin…..

pol-1.jpg

Policia rrugore ka dalë në aksion gjatë natës dhe ka vënë në pranga 4 shoferë të cilët po drejtoin mjetin në gjendje të dehur.

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle në të gjitha rrugët e Tiranës. Kontrollet kanë nisur që prej orës 22.00 të mbrëmjes së djeshme dhe ka vijuar deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Nga 256 teste alkooli të bëra deri në orën 02.50, u konstatuan 11 shoferë që i jepnin mjetin nën ndikimin e alkoolit, të cilët rrezikojnë pezullimin e patentës.

4 shoferë të tjerë u arrestuan pasi po qarkullonin në gjendje të dehur, ndërsa 241 të tjerë ishin brenda limitit të lejuar.

“Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar për të bërë aksident. Alkooli vret jetën njësoj si dhe shpejtësia. Përdorni mjetet e transportit publik në rast se konsumoni alkool,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/256654278645877/?v=256654278645877

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303