Ripublikoi lajmin për akuzat për përdhunim ndaj Kobe Bryant pas vdekjes, Washington Post pushon nga puna gazetaren

kove-bryant1.jpg

Punonjësit e medias prestigjioze Washington Post kanë dënuar vendimin e saj për pushimin nga puna të një gazetareje në lidhje me postimet e saj në Twitter për legjendën e ndjerë të basketbollit Kobe Bryant.


Felicia Sonmez postoi një link të një artikulli të vitit 2016 në lidhje me akuzat ndaj Bryant për sulme seksuale, pas vdekjes së tij në aksidentin ajror.

Ajo mori kërcënime me vdekje dhe fshiu postimin.

Por gazeta më pas mori vendimin për ta pushuar nga puna, duke shkaktuar reagim nga kolegët e saj.

“Në vend që ta mbronte dhe ta mbështeste gazetaren përballë abuzimit The Post vendosi ta pushonte,”- shkruajnë kolegët në një letër.

Ndërsa shtohet se gazeta nuk sqaroi qëndrimin e saj për arsyen e pezullimit të Sonmez.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna janë mes 9 njerëzve që vdiqën në aksidentin tragjik të së dielës, pasi helikopteri ku po udhëtonin u përplas.

Ngjarja shkaktoi pikëllim në gjithë botën për humbjen e legjendës së basketbollit.

Kobe është konsideruar një nga basketbollistët më të mirë në histori, duke fituar 5 kampionate të NBA, dy medalje të arta olimpike gjatë karrierës së tij 20-vjeçare.

Në 2003 Bryant u akuzua për sulm seksual nga një 19-vjeçare.

Çështja u rrëzua pasi vajza refuzoi të dëshmonte në gjykatë. Ajo mori kërcënime me vdekje pasi emri i saj u publikua në internet.

Bryant i mohoi vazhdimisht akuzat për sulm seksual por më vonë kërkoi falje dhe e zgjidhi çështjen jashtë gjykatës.

Pas vdekjes së Bryant, Sonmez publikoi një artikull të Daily Beast në lidhje me akuzat për përdhunim ndaj basketbollistit. Artikulli përfshinte marrjen në pyetje të akuzuesen dhe Bryant nga policia në vitin nga 2003.

Sonmez vetëm postoi lajmin në Twitter pa asnjë koment.

Ajo u kritikua me shpejtësi për përmbajtjen e postimit të saj.

Sonmez mbrojti vendimin e saj duke thënë se kjo është mënyra e rritjes së presionit për të heshtur në këto raste.

Vetë Sonmez në vitin 2018 akuzoi Jonathan Kaiman, asokohe një gazetar i Los Angeles Times, për sjellje të pahijshme seksuale.

Por ky i fundit, i cili dha edhe dorëheqjen, tha se kryerja e marrëdhënieve seksuale ishte konsensuale.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303