Kush është polici që vdiq mbrëmë nga shpërthimi gjatë aksionit anti-drogë

Capture-129.jpg

Polici Sami Thaçi, i cili u vra mbrëmë gjatë bastisjes së një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit, ishte një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili në moshën 16-vjeçare ishte pjesë e grupeve çlirimtare që morën pjesë në rrugë për Shqipëri, për t’u armatosur kundër pushtuesit serb.

Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaçi ka qenë operacioni i Policisë së Kosovës, ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve.

Gjatë këtij aksionit ka humbur jetën një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sami Thaçi është nga Shkarashniku, një vendbanim në komunën e Malishevës.

Identifikohet autori

Mediat lokale në Prizren e kanë mësuar identitetin e të dyshuarit për rastin e rëndë që ndodhi në Zhur ku gjatë bastisjes së shtëpisë së tij humbi jetën polici Sami Thaçi.

Sipas TV Prizrenit i dyshuari quhet Iran Badalli.

Badalli është arrrestuar dhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Në shtëpinë e tij policia kishte shkuar për bastisje pas një thirrjeje për dhunë në familje dhe narkotikë, ndërsa një shpërthim aty i mori jetën një polici dhe plagosi dy të tjerë gjithashtu i plagosur mbeti edhe fëmija i të dyshuarit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303