Këngëtarja e njohur shqiptare flet hapur: E di, do bëhem lajm…por vesh rroba të përdorura

flaka.jpg

Në studion e Bieta Sulos, pasditen e djeshme në studion e saj ishte e ftuar këngëtarja Flaka Krelani. Në një bisedë me moderatoren, Flaka na tregoi disa fakte që nuk i dinim për të.

Këngëtarja tha se dhe ajo blen rroba të përdorura dhe nuk ka rëndësi çmimi sa i merr, sikur dhe dy euro të kushtojnë, mjafton që ajo të ndihet komode dhe rehat.

“Ka ndodhur që kam blerë xhupa të përdorur (të dorës së dytë). Në Gjermani kur kam qenë për herën e fundit, e di që do bëhet lajm, kam parë rroba në një godinë tre katëshe, dhe ishin të përdorura, kushtonin tek diçka e tillë 50 euro. Unë nuk e kam pasur asnjëherë problem firmën. Mendoj se nuk e bën firma këngëtaren, këngëtarja e bën vetë firmën. Aq më mirë me u duk më mirë për të gjithë, por unë nuk e kam pas problem edhe nëse kushtojnë 2 euro, a bëjnë mjafton të duken mirë dhe ashtu siç unë dua të dukem”, tha Flaka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303