Koronavirusi/ Shkon në 1526 numri i viktimave dhe 67 mijë persona të infektuar

koronavirusi1.jpg

Koronavirusi vazhdon të marrë jetë njerëzish në Kinë. Në bilancin më të fundit, autoritetet konfirmojnë 1526 viktima e më shumë se 67 mijë të infektuar me virusin, që tashmë zyrtarisht njihet si Covid-19. Provinca Hubei mbetet vatra kryesore e epidemisë. 24 orët e fundit, aty humbën jetën mbi 100 vetë. Ndërkaq, koronavirusi mbërriti dhe në Afrikë. Egjipti konfirmoi rastin e parë, një shtetas i huaj, kombësia e të cilit nuk bëhet e ditur nga zyrtarët egjiptianë.

Pekini ka vendosur të marrë masa për të ndaluar përhapjen e virusit.

Udhëtarët që kthehen në Pekin do të futen në karantinë të detyrueshme prej 14-ditësh, pasi autoritetet kineze kanë rritur përpjekjet e tyre për të vënë nën kontroll koronavirusin e ri, i cili deri më tani ka lënë të vdekur mbi 1500 persona në Kinë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303