fbpx

Akuza të reja për R.Kelly, një tjetër adoleshente rrëfen për abuzimin seksual që ka bërë këngëtari

NMXLPD6KMBA6NAN7LNUVAUGW3Q.jpg

Këngëtari i famshëm, R.Kelly po akuzohet për çështje të reja tashmë në Çikago, pasi sipas mediave të huaja ai ka abuzuar seksualisht me një viktimë të mitur përreth 4 vjet, që nga viti 1997 deri në 2001.

Të premten e  14 shkurtit është ngritur edhe akuza e re ndaj Kelly-t, në gjykatën federale të Çikagos, ku viktima e dyshuar ka dëshmuar se ajo ka qenë vetëm 14 ose 15 vjeç kur Kelly abuzoi me të.

Në dosjen e tij tregohen gjithashtu detaje të reja se Kelly, me emrin  e tij të vërtetë, Robert Sylvester Kelly dhe i  pandehuri Derrel McDavid e Milton Brown kishin tentuar të merrnin nga individët provat, ku zbulohej se Kelly ka abuzuar seksualisht me të miturit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303