fbpx

Kapet 25-vjeçari, ja si i mashtronte njerëzit se do i çonte në Gjermani

i-1.jpg

Një 25 vjeçar është vënë në pranga nga ana e policisë në Sarandë, për shkak se dyshohet se ka mashtruar të paktën 3 persona.

A.S, është vënë në prangat e policisë, pasi kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë, kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.

Njoftimi i policisë:

Policia ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë për veprën penale “Mashtrimi”.

Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin Gjerman.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303