fbpx

Video që po bën xhiron e rrjetit/ I fejuari turk i Genta Ismajlit këndon dhe kërcen shqip

genta-1-590x354.png

Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli prej kohësh është në një lidhje dashurie me një biznesmen turk i cili quhet Usta.

Ai e shoqëron kudo këngëtaren dhe për këtë Genta është shprehur se është shumë me fat pasi ai e mbështet në çdo aspekt.

Mbrëmjen e kaluar, me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës, Genta ka vendosur në makinë këngë shqip.

Ajo dhe partneri kanë dëgjuar këngën “Kuq e Zi” të Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit, ndërsa të dy kanë kërcyer nën ritmet e këngës.

Më pas, Usta i ka zgjatur dorën Gentës për të bërë shqiponjën dykrenare së bashku si dhe kanë kërcyer e kënduar  këngën. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303