fbpx

Detaje tronditëse/ Gruaja do i hiqte kapuçin, 6 personat i thyejnë brinjët, kapin burrin dhe e…

gra-1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga grabitja e dhunshme që ndodhi pak më parë, ku gjashtë persona me maska kanë grabitur dhe dhunuar një banesë në fshatin Çernenë të Maqellarës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe në momentin kur hajdutët kanë hyrë në banesë në shtëpi kanë qënë vetëm burri dhe gruaja të identifikuar si Rrahman dhe Hasije Dule.

Fillimisht ata kanë hyrë në banesë duke thyer derën dhe menjëherë u kanë kërkuar pronarëve të banesës t’u tregonin se ku i mbanin paratë.  Ndërsa gruaja ka shfaqur rezistencë duke tentuar që t’i heqë maskën njërit prej tyre.

Ka qënë pikërisht ky momenti kur grabitësit kanë ushtruar dhunë ndaj të zotëve të shtëpisë duke i thyer një gisht dhe disa brinjë gruas, ndërsa bashkëshorti i saj ka pësuar fraktura në sy dhe në vesh.

Pasi kanë lënë të lënduar të zotët e shtëpisë, grabitësit u kanë marrë 2 kuti me bizhuteri dhe gjithë paratë që kanë gjetur.

Në rrëfimin e tyre në Polici, çifti i dhunuar është shprehur se grabitësit nuk kishin doreza në momentin kur kanë hyrë në banesë dhe fytyën e kishin të mbuluar me kapuç.

“6 persona na thyen derën e na dhunuan. Sapo hynë në banesë na kërkuan paratë. Kishin mbuluar kokën me kapuç. Ishin të moshës 22-23 vjeçare. Thyen derën dhe sapo hynë në banesë kërkuan lekët,”-kanë thënë pronarët e banesës.

Pasi kanë kryer grabitjen, të 6 autorët janë larguar me urgjencë me një mjet, të cilin e kishin parkuar vetëm 200 metra larg shtëpisë së familjes Dule.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303