fbpx

Koronavirusi/ Tritan Shehu kapet keq me Ramën: Do të shfajësohet…

tritan-shehu-1-1.jpg

Ish- ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu i është përgjigjur Ramës për reagimin e tij për koronavirusin e ditën e sotme.

Kryeministri Edi Rama tha se koronavirusi nuk luftohet me politikë duke drejtuar gishtin nga ”politikanët e të keqes”.

Shehu ndërkohë thotë se Rama fshihet mbas depolitizimit dhe do të shfajësojë veten dhe qeverinë pasi Shqipëria është 40 ditë me vonesë sa i përket ndërgjegjësimit me koronavirusin si dhe strukturat shëndetësore janë në amulli të plotë.

Postimi i Shehut:

Kryeministri sot kerkon te fshihet mbas “depolitizimt”.
Kryeministri duhet ta dije se lufta ndaj Koronavirusit, vecanerisht perballja me epidemite, kufizimi i tyre, lufta me komplikacionet e tyre, eshte sfida me e veshtire per cdo Sistem Shendetesor.

Kjo eshte nje prove e madhe e gadishmerise e eficiences se tij, gje qe realizohet jo me fjale, por me Politika te qarta Shendetesore afat gjate e afat mesem, strategji, financime adeguate, personel e teknologji te mjaftueshme etj.

Kryeministri sot duke tentuar “te largoje” sistemin tone shendetesor nga Politikat Shendetesore, kerkon ne fakt te cfajesose ate e qeverine e tij, te largoje pergjegjesite e tyre ndaj gjendjes shume te rende te sistemit tone shendetesor, nen finacimit “afrikan” te tij, me mjeket si “specie ne zhdukje”, numrin e shtreterve me te ulet ne Europe etj etj, duke bere qe sistemi i yne Shendetesor te klasifikohet i fundit ne Kontinent per “Kujdesin ndaj Pacientit”.

Po t’i shtojme kesaj edhe vonesen prej reth 40 dite ne ndergjegjesimin me ate se cfare po ndodh e cfare rreziku paraqet ky Virus, qe fatkeqesisht po vazhdon me nje amulli te plote te strukturave tona per masat e domosdoshme qe duhe marre edhe tashti, qartesisht rreziku shume fishohet, nqs ai virus do te arrije te preke Shqiperine, gje qe me shprese te Zotit urojme te mos ndodhe.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303