fbpx

Aktorja na përloti me historinë e errët: Isha në depresion të thellë, nuk po gjeja atë…

arjol.png

Aktorja Arjola Demiri e ftuar në ‘Ftesë në 5’, ka folur për një episod të errët që ka kaluar në jetën e saj. Demiri u shpreh se ka pasur një kohë kur nuk po gjente dritë dhe mendonte se nuk vlente si grua, si nënë apo si shoqe. Më tej aktorja tregoi se ajo që e ka ndihmuar të dilte nga depresioni ka qenë mikja e saj Almona, e cila e surprizoi edhe me një video-mesazh në emision.

“Almona më ka thënë gjithmonë ‘ti vlen, çohu në këmbë, ti vlen’. Sigurisht që ka patur nga ato momente kur mendoja se nuk vleja si nënë, mendoja se nuk vleja si grua, mendoja se nuk vleja si shoqe, por kjo është pjesë e të kaluarës. Në atë fazën kur unë isha futur në atë depresionin tim të thellë, që nuk po gjeja një rrugëdalje, nuk po gjeja atë dritën e shpresës,”– tregoi Arjola.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303