Edmond Spaho: Blerja e materiale mjekësore është urgjente

spaho.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, ka deklaruar se shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore ishte mjaf e vonuar.

Spaho shprehet se sa më shpejt që të ketë bashkëpunim mes institucioneve, aq më e lehtë do të jetë përballja me pandeminë.

Ndërkohë që lidhur me situatën eknonomike në vend, Spaho u shpreh se paketa e propozuar nga kryeministri Edi Rama nuk mbulon as 1 të tretën e biznesit të vogël, ndërkohë që mbeten zbuluar të gjithë punonjësit që janë pjesë e bizneseve të mëdha.

“Gjendja e Fatkeqësisë Natyrore duhet të ishte shpallur që në momentin e përphapjes së Pandemisë, pasi sa më parë që të ketë një organizim i institucioneve, aq më shpejtë mund ti jepet fund kësaj situate. Masat e marra janë të pjesshme, mbulohet vetëm 1/3 e biznesit të vogël, por ka kategori të tjera që e kanë lidhur jetën me ta.

Janë deri në 90 mijë biznese, punëtorët e të cilëve sot janë pa punë. Janë mbyllur me qindra restorante që kanë të punësuar, ata sot janë pa rrogë të gjithë. Për ndihmën ekonomike, shumë mirë që u bë dyfishimi i saj për familjet, por për ato të tjerat që u përjashtuan më parë nga skema, si do e përballojnë ata? Po ashtu janë të punësuarit e biznesit të madh, që nuk është menduar asgjë.

Paketa e propozuar nga kryeministri është e mangët, pasi ka shtresa të tëra të popullsisë që janë të papërkrahura. Njerëzit duhet të kenë ndihmën financiare që të përballojnë këtë. Në rastin e tërmetit ishim tërësisht të papërgatitur, dhe shpresoj që të kemi nxjerrë mësime prej asaj situate. Kryeministri bën edhe minsitrin, edhe policin, priftin edhe hoxhën, është një moment që ai duhet të reflektojë garanci, dhe jo tu hakërrehet qytetarëve”, u shpreh Spaho.

Ndërkohë që nënkryetari PD tha më tej se nevojat më emergjente janë ato në sistemin shëndetësor, ku qeveria duhet të tregohet e pakursyer.

 

“Nevojat e shëndetësisë janë të mëdha, veçanërisht për masat mbrojtëse, ju e shihni se përditë ka një rritje të numrit të mjekëve dhe të infermierëve që rezultojnë pozitiv me koronavirusin, pikërisht për shkak të mungesës së masave mbrojtëse. Po ashtu ne jemi shumë pas në blerjen e medikamentëve dhe paisjeve të respiratorëve, apo kiteve, duhet të theksojmë se çdo vend mendon për nevojat e veta, dhe nuk ka më se ku mund të blihen. Në gjendjen që jemi sot duhet të plotësojmë të gjitha nevojat që ka sistemi i shëndetësisë.

 

Nuk janë parasysh propozimet tona për biznesin e madh, një prej të cilave është dhe pezullimi i përkohshëm i tatim fitimi, por kryeministri thotë që ata kanë përfituar nga shpërndarja e dividentit. Ajo që nuk thotë kryeministrin është se nga dividenti kanë përfituar 4 apo 5 biznese të mëdha, dhe jo pjesa tjetër. Vëmendja duhet të fokusohet te masat fiskale, pasi do të ketë pasoja në të gjithë pjesën tjetër të vitit, mund të shoqërohet me ulje të konsumit dhe mosrealizim i të ardhurave”, përfundoi Spaho.

scroll to top