Frika nga koronavirusi, Harry dhe Meghan largohen nga Kanadaja drejt L.A

meghan-markle-prince-harry.jpg

Princi Harry dhe Meghan Markle janë larguar nga Kanadaja në kërkim të një gjendjeje më të mirë dhe  kanë shkuar në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

“Dyshja donin të ishin afër ‘ekipit të tyre të ri të agjentëve dhe PR-ve të Hollywoodit’, si dhe miqtë e Meghanit dhe nënës së saj Doria”, tha një burim për The Sun.

Çifti besohet se janë në izolim në zonën e Hollywoodit me fëmijën e tyre dhjetë muajsh, Archie-n.

Nëna e Meghan Markle, Doria u pa duke ecur me qenin e saj në zonën View Park të Los Angelesit të enjten.

Lëvizja e fundit e çiftit thuhet se ka habitur të tjerët në familjen mbretërore, të cilët kishin shpresuar se mund të ktheheshin në Britani për të ndihmuar në mes të pandemisë coronavirus.

Princi Charles, 71 vjeç, babai i Harryt, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Meghan thuhet se e ka ndaluar Harry-un të udhëtonte për ta parë atë, por dyshja mendohet se kanë folur përmes telefonit.

Një burim i DailyMail.com të mërkurën tha se Meghan e kishte ndaluar burrin e saj të udhëtonte në Britaninë e Madhe për të parë babanë e tij të sëmurë.

Harry e pa babanë e tij për herë të fundit në Shërbimin vjetor të Commonwealth në Westminster Abbey në Londër në 9 mars.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303