Lajmi fundit/ Makina del nga rruga dhe përmbyset, detajet e para

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një aksident është shënuar pak më parë në hyrje të fshatit Livadhja, bashkia Finiq.

Mjeti benz me targa AA724SM ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur, pa rrezik për jetën, drejtuesi i automjetit, i cili ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga shërbimet e qarkullimit rrugor mësohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia, ndërsa mjeti ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është nga Fieri ishte nisur për të shkuar në Qafë Botë.

scroll to top