Iu përgjigj mbi 1 milion telefonatave, Balla prezanton policen nga Gramshi

policja.jpg

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla me anë të një statusi në rrjetin social Facebook,  ka prezantuar punonjësen në sallën operative të Drejtorisë së Policisë, e cila u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave.

‘Elisabeta Çarçiu, vajza nga Gramshi, punonjëse në sallën operative, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë. Salla operative u është përgjigjur mbi 1 milion telefonatave këto ditë dhe ankesave tek Komisariati Dixhital, si dhe ka koordinuar veprimet përmes kamerave të trupit sa herë ka patur një shqetësim nga qytetarët. Kanë qenë dhe vijojnë të jenë ditë të mbingarkuara me fluks nga qytetarët, ditët e përballjes me luftën për parandalimin dhe mos përhapjen e COVID-19.

Policia e Shtetit është në vijën e parë të frontit në këtë luftë, së bashku me mjekët, infermierët, ushtarakët’, shkruan Balla.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303