fbpx

“Janë 2 lokale që funksionojnë nga dyert dytësore”. Kryebashkiaku zbulon skemën si do i kapin…

krye-1.jpg

Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjonaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se me anë të një bashkëpunimi me kreun e NVSHP, Gjelosh Kasa dhe kreun e Komisariatit, Asllan Zhivani, kanë krijuar një grup të përbashkët monitorimi, ku po vijonë me sanksionet ndaj atyre që shkelin masat.

Gjonaj njofton se janë vënë në monitorim dy lokale të tjera që funksionojnë përmes dyerve dytësore dhe nëse konstatohen, atëherë do të penalizohen.

Njoftimi i plotë:

Bashkia Pukë e sheh si të domosdoshëm shtrëngimin e masave dhe korrektësin e organeve ligjzbatuese për respektimin e tyre, nisur nga tendeca e disa qytetarve, kryesisht të rinjë, të cilët dalin rrugëve të qytetit, grumbullohet në grupe 5 apo 6 vetë, dukë u kthyer në kërcënim serioz për krijimin e një zingjiri të rrezikshëm të transmetimit të COVID-19.

Për këtë qëllim bashkia ka krijuar një grup të përbashkët monitorimi në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Njësinë Vendore të Shëndetiti Publik, pjesë e të cilit janë vetë kreu I bashkisë, z. Gjon Gjonaj, kreu I NVSHP, z.Gjelosh Kasa dhe kreu I Komisariatiti, z.Asllan Zhivani.

Nga sot e në vijim, sanksionet ligjore do të jenë të pashmangshme për këdo që thyen rregullat e vetizolimit, të cilin disa duket se po e konsiderojne, jo si masë mbrojtëse për vete dhe familjen.

Policia bashkiake do të vijoi sanksionet ndaj të gjithë atyre që dalin rrugëve të qytetit, apo nëpër qëndrat e njësive administrative për muhabet, apo për të kaluar kohen. Në ushtrim të këtij funksioni inkurajojmë dhe Policinë e Shtetit.

Deri tani janë vendosur 16 gjoba ndaj të pabindurve në vleren e 10.000 lekve, ndërkoh që një lokal I cili u denoncua nga qytetarët se hapej fshehurazi kryesisht në orët e mengjesit, është gjobitur në vleren e 70.000 lekëve.

Ka denoncime dhe për dy lokale të tjera që funksionojnë përmes dyerve dytësore në qytetin e Pukës, janë vënë nën monitorim dhe nëse vërtet konstatohen, sanksionet do të jenë të pashmangshme. Askush nuk mund të toleroj mungesen e përgjegjësisë të dikujt, që permes fitimit tenton të kthehet në kërcenim për një komunitet.

Bashkia Pukë falenderon të gjithë qytetarët për korrektësin e treguar, teksa shpresojmë që piku I pandemisë, sipas të dhënave të ekspertëve të jetë në dhjetë ditëshin e fundit të saj, pasi shpresohet të filloj rënja, nëse masat e vetizolimit respektohen.

#DuroDhePak

 

#QendroNëShtëpi

 

#MbroVetenDheFamiljen

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303