fbpx

Mjeku qetëson gratë shtatzëna: Janë më imune, ja sa fëmijë kanë lindur që nga 10 marsi

spit.jpg

Zv.drejtori i maternitetit të ri ‘Koço Gliozheni’, Ilir Tasha ka qetësuar gratë shtatzëna, duke deklaruar se ato janë më imune krahasuar me pjesën tjetër të popullsisë përballë këtij virusit, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të respektojnë njësoj si të gjithë masat e marra.

“Nëna paraqet një lloj imuniteti krahasuar me pjesën tjetër të popullatës. Ky është një sinjal pozitiv, një lajm i mirë që duhet tua themi nënave, që mund të jenë të ngarkuar emocionalisht. Kjo nuk do të thotë që të sillen ndryshe nga popullata, duhet të respektojnë masat si pjesa tjetër e qytetarëve. Mund të kryejnë aktivitetin e përditshëm, por duhet të respektojnë masat. U bëj thirrje grave shtatzënë që të tregohen të sinqerta për çdo lloj kontakti që kanë pasur. Për shqetësimet flasë të mos drejtohen pranë institucionit pa komunikuar me mjekun”, tha Tasha.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303