“Po përgjegjësi për jetën e rrezikuar të njerëzve a mban Edi Rama për ato që thotë?”

edi-rama.1png-770x430-1.png

Nënkryetar i LSI, Petrit Vasili ka ngritur sot të tjera akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama, që sipas tij është kundër ekspertëve, lidhur me masat për mbrojtjen nga Covid 19.

“Po përgjegjesi për jetën e rrezikuar të njerëzve a mban Edi Rama për ato që thotë?”, shkruan Vasili në rrjetin social.

Postimi i plotë Vasilit

Edi Rama: “MASKAT JANË JO VETËM TË PADOBISHME, PO EDHE TË DËMSHME SEPSE ULIN VIGJILENCËN TONË NË ZBATIMIN E RREGULLAVE”.

EDI RAMA pra eshte qartesisht kunder eksperteve per maskat.

Cfare eshte Edi Rama ekspert?

Po pergjegjesi per jeten e rrezikuar te njerezve a mban Edi Rama per ato qe thote?

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303