fbpx

Spanjë, 683 viktima në 24 orë, kryeministri: BE është në rrezik

110421492_sanchezwideafp7jan20.jpg

Më shumë se 600 persona humbën jetën në 24 orët e fundit në Spanjë.

Sipas të dhënave që vijnë nga ministria e shëndetësisë,  në total bilanci I viktimave është mbi 15 mijë.

Që prej shpërthimit të pandemisë, në këtë shtet europian janë prekur më shumë se 150 mijë vetë, ndërsa 52 mijë janë shëruar.

Kryeministri, Pedro Sanchez mbështeti propozimin për të shtyrë gjendjen e emergjencës deri më 26 prill. Ai tha se masat në fuqi do të qëndrojnë, pasi shërbejnë për të kontrolluar pandeminë.

Sanchez lëshoi dhe një apel ndaj Bashkimi Europian për të arritur një dakordësi për një kundërpërgjigje të përbashkët për krizën e shkaktuar nga koronavirusi.

“BE është në rrezik, nëse nuk do të ketë solidaritet”, u shpreh kryeministri spanjoll ndërsa kërkoi nga opozita dhe koalicioni I tij qeverisës që të diskutojnë një plan për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303