Studimi holandez: Imuniteti nga koronaviruset mund të zgjasë vetëm 6 muaj

106501199-1587581957005gettyimages-1208944909.jpeg

Njerëzit mund të jenë imunë ndaj koronaviruseve për një periudhë kohe që zgjat vetëm 6 muaj.

Kërkuesit shkencorë të Universitetit të Amsterdamit kanë testuar 10 burra për 4 koronaviruse gjatë 35 viteve. Koronaviruset që u përdorën në studim shkaktojnë atë që e njohim si ftohjen e zakonshme dhe, siç raporton “The Times”, studimi thekson se “imuniteti mbrojtës zgjat shumë pak”.

Ata shtojnë se pas një viti njerëzit u infektuan sërish, pasi pas 6 muajsh nivelet e antitrupave u ulën ndjeshëm.

Profesor Lia van der Hoek, një nga shkencëtarët e përfshirë në studim, tha:

“Imuniteti i tufës është problematik, edhe nëse krijohet vaksina, pasi njerëzit mund të infektohen prapë pas 6 apo 12 muajsh”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303