Reforma zgjedhore/ Hajdari shpërthen keq: Ka pazare të fshehta mes partive politike për…

rudina-1.jpg

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari në një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes për reformën zgjedhore është shprehur tejet e zhgënjyer.

Ajo deklaroi se ka një dakordësi të fshehtë mes partive më të mëdha, që të merren vesh për çështjet e parëndësishme, por jo ato thelbësore si ndryshimi i sistemit.

“I bëj thirrje Lulzim Bashës së bashku me PD që të mbështesin ndryshimin e sistemit zgjedhor, dhe ligjin për Referendumet. Nëse do të kishim një ligj për Referendumet, Teatri nuk do të ishte prishur. Këto janë dy mundësitë e tij, duhet të zgjedhi këtë propozim që mbështetet jo vetëm nga demokratët dhe shoqëria civile, por është dhe një hap përpara.

Zoti Lulzim Basha e ka veti që të shkojë në krahët e Edi Ramës, nuk është më koha që të merremi më me pazare dhe marrëveshje. Sot pati dakordësi për çështje fare pa rëndësi, anëtarët e Këshillit Politik ishin si vajzat e motit, që tregonin kushtet sesi duhet të ishte koha kur njerëzit duan të votojnë. Këta ja mbyllën derën diasporës dy herë, dhe unë nuk isha dakord me këtë. Kanë rënë dakord të dyja palët që të dyfishohen financimet nga buxheti i shtetit, paratë që vijnë nga taksapaguesit shqiptar, dhe nuk japin llogari sesi do të përdoren ato”, tha Hajdari.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303