Numër i lartë i të prekurve me COVID-19, MSH përditëson të dhënat, ja sa janë infektuar

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Vijon të jetë i lartë numri i rasteve me COVID-19 në vebndin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se gjatë 24 orëve të janë testuar 262 qytetarë të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar 21 raste pozitive, të gjitha në Tiranë.

Deklarata:

Nga një hetim i thellë epidemiologjik, rezulton se ndër rastet e reja janë 13 të prekur në QSUT, 9 personel shëndetësor dhe 4 pacientë, kontakte të një infermiere e cila rezultoi pozitive dy ditë më parë, e infektuar jashtë spitalit. Prej tyre 9 janë pa simptoma dhe të vetëizoluar, ndërsa 4 pacientë janë transferuar në spitalin infektiv.

Ndërkohë vijon hetimi epidemiologjik edhe për disa raste të reja në Tiranë, e cila mbetet vatra kryesore në vend. Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 25 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive. Ne 24 orët e fundit janë të shëruar 9 qytetarë, duke e çuar mbi 800 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Deri tani janë kryer mbi 15 mijë testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1050. Prej tyre aktualisht janë 205 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën personale. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo rast të dyshuar, telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (27 Maj 2020)

Testime totale                        15094

Testime molekulare                13768

Testime serologjike                 1326

Raste pozitive                          1050

Raste të shëruara                    812

Raste Aktive                             205

Humbje jete                  33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë           101

Durrës           51

Krujë             23

Shkodër         12

Kamëz            9

Berat              6

Fier                 2

Korçë             1

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303