fbpx

Kur do rifillojnë punën urbanët? Kreu i Shoqatës së transportit urban jep përgjigjen

reu.jpg

Kreu i shoqatës së transportit urban Rixhin Qosja, i ftuar në emisionin “Ditë e Re”, ka deklaruar se ende nuk ka një datë fikse për rifillimin e transportit urban. Qosja thekson se po diskutohet për këto ditët e fundit ndërsa sqaron se të vetmen gjë që nuk kanë kërkuar është rritja e çmimit të biletës.

“Konkret jo, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës janë në kontakte për të gjetur këto modalitetet e fundit, për protokollin e sigurisë, për mënyrën e operimit, skemën financiare që do funksionojë ky shërbim sepse është shumë e rëndësishme dhe unë shpresoj të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Një datë fikse nuk di ta them për momentin, por diskutohet për ditët e fundit. Të vetmen gjë që nuk e kemi kërkuar është rritja e çmimit. Sepse edhe po të rritet çmimi nuk do mund ta kompesojë dot humbjen që ne do gjenerojmë nëse dalim në punë si normalisht. Sepse të transportosh 30% të kapacitetit do të thotë që është humbje çdo ditë. Kështu që ne kemi kërkuar disa mënyra të tjera për të bërë që ky shërbimi të mbijetojë”, shtoi Qosja.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303