Zyrtare! Scott Disick dhe Sofia Richie i japin fund lidhjes së tyre 3-vjeçare

scott-disick-and-and-sofia-richie-make-a-store-appearance-news-photo-1055921468-1544455938.jpg

Sipas “E!News”, Scott Disick dhe Sofia Richie janë ndarë.

Mësohet se ishte Sofia ajo që e ka kërkuar ndarjen, duke parë gjendjen e rënduar emocionale të partnerit të saj.

Duke qenë se kohët e fundit ai nuk po shfaqej i qëndrueshëm emocionalisht dhe karantina bëri të vetën, Sofia e ka parë këtë si një zgjidhje për t’i dhënë Scott-it më shumë kohë të merret me veten.

Burimet tregojnë se Sofia ka kaluar më shumë kohë pranë familjes së saj dhe madje e ka marrë shumicën e sendeve të saj personale nga shtëpia e partnerit.

Ende nuk dihet nëse vendimi i ndarjes është përfundimtar, apo thjesht një pushim mes dyshes.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303