fbpx

‘Ramavirusi prek rëndë biznesin fason’, Basha nuk ndal akuzat nga Fushë-Kruja

basha-3.png

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka shkuar sot te fasoneritë e Fushë- Krujës, ku sërish ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama.

Basha thotë se qeveria iu vetëm nuk ka dhënë asnjë ndihmë për këtë sektor duke rritur ndjeshëm papunësinë, por ulja e kërkesës në treg mund të sjellë falimentimin e këtij sektori.

Postimi:

Qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri. Edi Rama nuk ka respekt për punën dhe as për ndershmërinë sepse ai nuk ka hallin e shqiptarëve por të oligarkëve.

RAMAVIRUSI ka prekur rëndë biznesin fason në Shqipëri. Punonjësit dhe pronarët e disa fasonerive në Fushë-Krujë ndanë shqetësimin dhe ngritën alarmin që lënia pa ndihmë e këtij sektori përveç rritjes së ndjeshme të papunësisë si pasojë e uljes së kërkesës së tregut për produkte, po e çon drejt falimentimit këtë sektor kaq jetik për shumë familje të kësaj zone.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303