Bilanci botëror: 6 milionë raste infeksioni në botë!

bilanci-boteror-1.jpg

Numri i rasteve pozitive nga infeksioni i koronavirusit në botë është në pragun e 6 milionë për një total prej 365 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë Covid-19.

Shtetet e Bashkuara kanë raportuar për 1225 viktima nga koronavitusi në 24 orët e fundit shifër kjo që e rrit numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 102 000. Në vend numri total i rasteve të infeksionit është më shumë se 1.7 milion raste.

Vdekjet e koronavirusit në SHBA mund të rriten në 115,000 deri në 20 qershor. Kjo u raportua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Cdc), vlerësimi i të cilave varion midis 115 mijë dhe 135 mijë vdekjeve deri në fund të muajit të ardhshëm, shifra më të larta se ato të profetizuara nga Donald Trump.

Brazili kapërcen Spanjën

Numri i vdekjeve të koronavirusit në Brazil është rritur në 27.878. Përditësimi i fundit i Universitetit John Hopkins tregon se numri i të vdekurve në Brazil është më i larte sesa në Spanjë, ku vdekjet janë 27,121 kurse rastet pozitive arritën në 438,238.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303