Jay-Z financon një reklamë të veçantë në nder të George Floyd

960x0.jpg

Reperi amerikan Jay-Z, ka nxjerrë në gazeta një reklamë në nder të George Floyd.

Reklama, e cila u nda në Instagram nga agjensia e reperit Roc Nation, citon një pasazh të vitit 1965 nga Martin Luther King Jr.

Raportohet se reklama është vendosur në gazeta të mëdha si The New York Times, The Chicago Tribune, Los Angeles Times dhe The Denver Post.

Ajo u nënshkrua nga Jay-Z së bashku me familjet që kanë humbur djem në dhunën e policisë dhe me disa organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303