Protesta kundër dhunës dhe abuzimit, Ilir Meta jep mesazhin e fortë

f577c9e7c82a8f75db4ba5b5b6b23fcd_L.jpg

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh të fortë në lidhje me protestën që u zhvillua dje kundër dhunës dhe abuzimit ndaj femrës.

Ai thekson se një shoqëri si e jona që familjen e ka të shenjtë, duhet të ngrihet më këmbë për mbrojtjen e saj.

Postimi i plotë:

Kur çdo formë dhune tolerohet, justifikohet dhe nuk ndëshkohet nga shteti, atëhere dhuna kthehet në sistem!

Vlerësoj dhe e përshëndes reagimin e djeshëm qytetar në protestën marshim të organizuar dje në Tiranë, dhe do t’i mbështes e inkurajoj gjithmonë të gjitha nismat kundër çdo forme dhune dhe abuzivizmi.

Një shoqëri demokratike dhe sociale, nuk mund të ketë evolucion pa inkurajuar përpjekjet për fuqizimin e rolit të grave dhe vajzave, veçanërisht pa përmbushur detyrimet për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

I bëj thirrje drejtësisë të mos vonojë në nxjerrjen e përgjegjësive për rastin e abuzimit të 15-vjeçares në Babrru, dhe nxis institucionet arsimore të jenë më të vëmendshme në parandalimin dhe denoncimin e këtyre rasteve tronditëse.

Një shoqëri si e jona, që familjen dhe vlerat e saj i vlerëson të shenjta, duhet të ngrihet e gjitha në këmbë për mbrojtjen e tyre!

scroll to top