Zëri i Amerikës analizon situatën e covid-19 në Shqipëri: Infektime në administratë e shëndetësi

Albani-a-koronavirus-1.jpg

Dy persona humbën jetën për shkak të COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa numri i të infektuarve dhe i të shtruarve në Spitalin Infektiv vazhdon të rritet. Një 59 vjeçare nga Lushnja dhe një 77 vjeçar nga Vlora janë viktimat e fundit të koronavirusit, që deri tani u ka marrë jetën 53 personave dhe ka infektuar mbi 2 mijë e 300 të tjerë.

Vetëm 24 orët e fundit janë infektuar 61 persona. Shumica e tyre janë zbuluar në sipërmarrje me shumë punëtorë, por midis tyre ka edhe punonjës të administratës dhe personel shëndetësor. Në Spitalin Infektiv po mjekohen 81 pacientë, ndërsa 12 prej tyre janë në terapi intensive.

Qytetet më shumë të prekura janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra, por persona të infektuara janë gjetur edhe në Vlorë, Kukës e Divjakë, dhe më pak raste ka në Pukë, Korçë, Kurbin, dhe në Krujë, si dhe në 9 qytete të tjera nga Saranda deri në Has.

Mes qyteteve të prekura janë edhe Elbasani, Gjirokastra dhe Berati. Tre javët e fundit epidemia COVID-19 u rëndua në Shqipëri; 19 persona humbën jetën dhe u infektuan mbi 930 persona./VOA

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303