“Kam qenë dëshmitar kur u përplas makina, përjetuam valle vdekje, Edi qeshte”

edi-rama-1-2-770x446.gif

“Kam qenë dëshmitar i atyre ngjarjeve”.  Kështu ka deklaruar skulptori Agim Rada i cili ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë evropiane.

“Kam qenë dëshmitar i atyre ngjarjeve. Edhe kur u përplas makina aty në ambasadën gjermane kam qenë aty, përjetuam valle vdekjeje, njerëz të masakruar, të uritur, të shëmtuar fizikisht, të pistë, të palarë, që një monstër i kishte mbyllur e nuk i linte të dilnin, qoftë edhe një tingull muzike që i ndalonin apo na burgosnin për dy fije floku, jetuam një absurd që nuk ka qenë i ngjashëm me asnjë në botë. Erioni përmendi kryeministrin këtu, unë kam punuar me të atin e tij kur kam qenë i ri dhe deri ditën kur ndërroi jetë, përpos respektit si njeri i mrekullueshëm, njihem me Edin se ishte i biri i profesorit. Ja te kjo rrugë këtu i thosha “Edi dalim jashtë shtetit?”, ai qeshte, se unë e shihja si jashtë shtetit kur shëtisnim këtu dhe flisnin e flisnim rreth regjimit që na çmendi të gjithëve, por filluam të kurohemi, të kapim jetën dhe me shpresë të zotit, kjo plaga e zezë, si goja e gjarprit helmues do jetë një plagë ku do rrjedhin dhimbjet tona.I ftoj dhe i lus si skulptor dhe si artist, meqë këtu janë ambasadorët, bëni pak më shumë për Shqipërinë, bëni pak më shumë që edhe ne të jemi krah jush. Loboni në vendet tuaja dhe ne do ju jemi mirënjohës siç ju jemi deri më sot”, tha Rada.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303