Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme (3 korrik), me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryetarin Erion Veliaj dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.
Në 10:00 kryeministri Avdullah Hoti do të pritet nga kryeministri Rama nga ku në 11:15 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Më pas kryeministri Hoti do të takohet me presidentin Meta, me kreun e Kuvendit, me Bashën dhe Veliajn.
Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:
10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
Vendi: Pallati i Brigadave
11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Vendi: Presidencë
14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit
14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë
15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Vendi: Zyra e Kryetarit të PD
Vizita e Avdullah Hoti vjen disa ditë pas vizitës dyditore që pati Edi Rama në Kosovë ku takoi liderët politikë në vend.