Merr flakë një tjetër makinë në ecje, Policia jep njoftimin se shoferja…

merrr-1.jpg

Një tjetër makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kryeqytet.

Policia bën të ditur se mjeti është djegur pjesërisht dhe shoferja e tij nuk ka pësuar dëmtime. Shërbimet e zjarrëfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.07.2020, rreth orës 12:25, në rrugën “Pirro Gode”, dyshohet si pasojë e një shkendije elektrike, ka marr flakë në ecje dhe është djegur pjesërisht mjeti me drejtuese shtetasen B.GJ., ku ka vetëm dëme materiale.

 

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje, të cilat bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303