Xhaxhai i motrave Josifi e paralajmeroi 3 javë para ngjarjen tragjike në Tiranë

Screenshot_12-1-600x360.jpg

Ngjarjen e rëndë të vetëflijimit të Zhaneta dhe Anisa Josifit, duket se nuk e kanë paralajmëruar në polici vetëm fqinjët, por edhe familjarët e tyre. Tre javë para se të gjendeshin të vdekura nga policia, në ambientet e komisariatit numër 6 në Kombinat është paraqitur edhe kunati i Zhanetës, xhaxhi i dy vajzave të saj, Anisës dhe Blertës.

Burime zyrtare të policisë sqaruan se shqetësimi i tij për shkak se prej më shumë se një viti nuk kishte takuar mbesën, Anisën, e kishte detyruar që të trokiste në dyert e policisë. Ai i tha uniformave blu se vajza kishte kohë që nuk i përgjigjej në telefon, ndërsa herën e fundit që kishte shkuar në banesën e tyre, kunata, Zhaneta, bashkë me të bijën Blertën, nuk e kishin lënë të futej në shtëpi, duke u thënë “jemi mirë, nuk kemi nevojë për asgjë”.

Por, pavarësisht se policia, për disa herë më radhë është vënë në dijeni të sjelljeve të çuditshme të tre grave të familjes Josifi, janë mjaftuar vetëm me përgjigjen e kryefamiljares së kësaj shtëpie, se ishin mirë, dhe asnjë ditë nuk kanë mundur të futen brenda banesës për të kërkuar më shumë se çfarë po ndodhte me vajzën e vogës, Anisën.

Mbrëmjen e 2 korrikut, ajo u gjet e dekompozuar në dhomën e gjumit. 30 vjeçarja mendohet të ketë disa muaj që ka ndërruar jetë si pasojë e mosushqyerjes. Po me pretendimin e besimit në ringjallje, policia gjeti të pajetë edhe nënën e saj, Zhanetën 56 vjeçe, e cila kishte pak ditë që kishte ndërruar jetë. Ndërsa në gjendje të rëndë, u dërgua në spital vajza tjetër, Blerta, 34 vjeçe. Dëshmia e kësaj të fundit, pritet të hedhë dritë edhe më shumë për grupin hetimor rreth rrethanave të ngjarjes. Policia dhe Prokuroria kanë nisur tashmë edhe një hetim për sektet fetare, pasi tre gratë frekuntonin njërën prej tyre. /abcnews.al

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303