fbpx

E ‘tmerruar’ nga COVID-19, Maria De Filippi ka bërë 6 teste për koronavirus

maria-de-filippi-1-1.jpg

Maria De Filippi në një intervitë në intervistë për revistën e njohur “Oggi” ka deklaruar se është shumë e frikësuar nga koronavirusi.

Ajo ka treguar se ka bërë 6 teste për koronavirus dhe se udhëton gjithmonë me maska, doreza dhe dezinfektantë.

Maria  ka shtuar se puna nuk e ka ndihmuar që të menaxhonte ankthin që i ka shkaktuar COVID-19.

Për shkak të punës më duhej të takoja vazhdimisht njerëz dhe vazhdimisht tmerrohesha nga fakti se mund të merrja virusin. Për këtë arsye mbaja dhe një pompë në çantën time dhe në komodinën e krevatit dhe e përdorja shpesh për tu qetësuar. Isha në ankth. E vërteta është se nuk ka mbaruar, të gjithë duhet të mësojmë të jetojmë me këtë virus, duhet të mësohemi me distancimin dhe të mendojmë ndryshe”, tha moderatorja italiane.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303