Studimi i ri: Imuniteti i masës është i paarritshëm

COVID-19-Protecting-healthcare-personnel-with-3D-printed-masks-and-face-shields-1-2000x1125-.jpg

Një studim i gjerë në Spanjë mbi koronavirusin ka treguar se vetëm 5 për qind e popullatës në vend ka zhvilluar anti-trupa, duke forcuar akoma më shumë se i ashtuquajturi imunitet i tufës ndaj Covid-19 është i paarritshëm.

Studimi u botua në revistën mjeksore Lancet të hënën.

Sipas tij, 95 për qind e popullatës në Spanjë mbetet e prekshme nga virusi.

Imuniteti i tufës, ose i masës, arrihet kur një pjesë dërrmuese e një popullate infektohet me virusin ose bakterin, ose vaksinohet kundër tij, për të ndaluar qarkullimin.

Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, tha se kërkimi i Spanjës mbi një kampion prej më shumë se 61 mijë pjesëmarrësish duket se është më i madhi deri më tani mes disa dhjetëra studimesh serologjike mbi koronavirusin të kryera nga vendet evropiane.

Ai i shtohet kështu përfundimeve të një studimi mbi antitrupat, mbi 2766 pjesmarrës në Gjenevë, të publikuar nga Lancet më 11 qershor.

Ka patur studime të ngjashme në Kinë dhe SHBA dhe përfundimi kryesor i tyre është po ashtu se pjesa më e madhe e popullatave kanë mbetur të paekspozuara ndaj Covid-19, edhe në zonat ku qarkullimi i virusit ka qenë më i madh.

Në dritën e këtyre zbulimeve, çdo tentativë e mundshme për të arritur imunitetin e masës përmes infektimit natyral, jo vetëm që është shumë jo etike, por edhe e paarritshme – thonë ekspertët.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303