Të gjithë tradhtojnë në mënyra të ndryshme; Çdo shenjë horoskopi ka truket e saj, mësojini ato

640-0-5f04454dd0508.jpg

SHENJAT E ZJARRIT (dashi, luani dhe shigjetari) bëjnë pjesë në tërësinë e përkrahësve të seksualitetit të shëndoshë, të cilët do të tradhtonin për shkak të pamundësisë që ta kontrollojnë epshin e fuqishëm seksual (libidonë seksuale), por edhe për shkak se duan vëmendje. Për pjesëtarët e të tri këtyre shenjave mund të thuhet se  nuk i qetëson martesa, përkundrazi tradhtisë bashkëshortore ajo i jep ngjyrim të rrezikshëm. Meqenëse e adhurojnë adrenalinën, tradhtisë nuk do të mund t’i kundërvihen as edhe kur janë të dashuruar me partnerin e tyre.

SHENJAT TOKËSORE (demi, virgjëresha dhe bricjapi) janë shumë të matura dhe të kontrolluara. Megjithatë, ndër këto shenja përjashtim bën demi, shenjë e udhëtimit, të cilën sundimtarja Venera mund ta bëjë të varur nga seksi. Virgjëresha e kujdesshme do të tradhtojë në rast se është e pakënaqur me lidhjen e saj ose me martesën, ndërsa këtë do ta bënte në rastet më të shpeshta me dikë që, sikundër ajo, nuk është i lirë. Për bricjapin e ftohtë thuhet se i shtohet apetiti seksual me rritjen e fuqisë dhe të ndikimit të tij, megjithëse edhe ai, sikundër edhe dy shenjat e tjera tokësore, do t ë bëhej tradhtar në rastin kur është i pakënaqur me martesën, ose kur nuk është i vetëdijshëm!

PËR SHENJAT E AJRIT (binjakët, peshorja, ujori) është me rëndësi të madhe komunikimi mental, ndërsa janë të prirë që ta dallojnë tradhtinë emocionale nga tradhtia trupore. Seksin që bëhet vetëm për shkak të kënaqësive do t’ia falnin si vetes, ashtu edhe partnerit, por kur e vërejnë se aty ndërlidhet edhe diçka tjetër, do të këmbëngulin që për të gjithat të diskutojnë hollësisht (dhe në mënyrë të mundimshme), ashtu që të vendosin se si do të rrjedhin gjerat më tej. Në astrologji pjesëtarët e shenjës së peshores çmohen si kryesorët sa i përket shkeljes së kurorës, sa për faktin se janë të lindur si të pavendosur, po aq edhe për shkak të dëshirës që t’u pëlqejnë të tjerëve. Më shumë se në kurorëshkeljen e vërtetë, ndiejnë kënaqësi në flirt, por shpesh nuk janë ata që mund ta përcaktojnë se deri ku do të shkojnë.

TË LINDURIT NË SHENJAT UJORE (gaforrja, akrepi dhe peshqit) dallojnë shumë ndërmjet tyre. Megjithatë, forca e ndjenjës është ajo që i bashkon dhe që i mban besnikë. Ata lidhen për shkak të dashurisë dhe jo për shkak të interesave të tjera, ndaj edhe tradhtinë do ta shohin nëpërmjet optikës së personit të dashuruar. Kjo, në mënyrë të veçantë, vlen për gaforren e ndjeshme dhe peshqit, të cilët janë tradhëtarë vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe që dashurohen në dikë me të cilin duan të kenë “seks kalimthi” (kuptohet, nëse ka qenë i mirë!). Akrepi, megjithatë, është tregim në vete. Kjo shenjë erotike nuk mund ta durojë faktin se personi i dashur po e mashtron, prandaj edhe ai nuk do të vendosë që aq lehtë të tradhtojë. Martesa për të është si një lidhje gjaku, ku secila nga fjalët e ritualit ka një domethënie të veçantë. Sidomos fjalia “…përderisa vdekja të mos na ndajë!”.

Ndër shenjat e Zodiakut kampioni i tradhtisë në lidhje është peshorja, ndërsa atë e ndjekin shenjat e zjarrit, në vend të parë shigjetari.

scroll to top