fbpx

Tom Hanks reagon publikisht ndaj atyre që nuk mbajnë maska

TomHanks-2.jpg

Aktori i njohur, Tom Hanks, i ka kritikuar haptas njerëzit që nuk mbajnë maska për ta parandaluar infeksionin me koronavirus.

Autoritetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë këshilluar, por nuk kanë urdhëruar që të mbahen maskat – shkruan BBC.

Vet fakti që ka individë që nuk e vlerësojnë rëndësinë e mbajtjes së tyre, sipas aktorit, është mungesë disipline.

“Nuk e kuptoj. Thjesht nuk e kuptoj. Mbajtja e maskave është gjëja më e vogël që mund ta bëjmë. Nëse nuk jeni në gjendje të mbani maska, t’i lani duar dhe t’i respektoni rregullat e mbajtjes së distancës, thjesht nuk ju respektoj”.

“Ju i zbatoni rregullat e komunikacionit, aktivizoni sinjalizuesit, keni kujdes me shpejtësinë, prandaj nuk e kuptoj pse u duket vështirë që t’i respektoni edhe këto rregulla”, ka deklaruar Hanks.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303