fbpx

Arrestohen 2 vëllezërit nga Tirana, zbulohet arsyeja, e rëndë çfarë bënin…

polic.jpg

Policia ka bërë me dije sot me anë të nj/ njoftimi, se 2 vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për shkak se shpërndanin drogë në kryeqytet.

Bëhet me dije se dy vëllezërit, D.K 33 vjeç dhe D.K 37 vjeç, janë arrestuar pas finalizimit të operacionit ‘SHOCK’.

Këta persona merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, ndërkohë që gjatë kontrollit të lokalit në pronësi të tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.

Dy vëllezërit tani do të përballen në gjykatën e Tiranës me akuzën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303